Ambasadori Dedaj takohet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

20 dhjetor 2018 | 14:38

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka takuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni në tema të ndryshme.

“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, ndryshimet kushtetuese, sundimi i ligjit, paqja, stabiliteti, demokracia dhe perspektiva euroatlantike, ishin temë boshte e këtij takimi”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Gjergj Dedaj

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edinson Cavani mund të largohet këtë verë nga PSG-ja dhe…