Ambasadori Delawie kërkon që të vazhdohet me reforma në arsim

15 gusht 2018 | 18:36

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për sistemin arsimor në Kosovë.

Ministri Bytyqi fillimisht ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, për takimin e sotëm dhe e ka njoftuar për gjendjen e përgjithshme në sistemin arsimor dhe në MAShT.

Gjithashtu, ministri Bytyqi gjatë këtij takimi ka diskutuar për hapat e ndërmarra deri më tani në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor, të gjendjes në ministri, si dhe për vështirësitë nëpër të cilat po kalojmë, por edhe për vendosmërinë për t’i lëvizur gjërat përpara.

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se është i inkurajuar që MAShT-i ka identifikuar reformat që duhet të bëhen për të përmirësuar sektorin arsimor të Kosovës, përfshirë edhe brenda ministrisë.

Qeveria/Ambasada e ShBA-ve do të donin të shohin që MAShT-i dhe Qeveria e Kosovës kanë zbatuar reforma të qëndrueshme sepse rinia e Kosovës meriton më mirë.

Në fund të takimit palët u dakorduan për rëndësinë e reformave si dhe për nevojën e depolitizimit të sistemit arsimor në vend.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,…