Ambasadori, Faruk Ajeti ia konfirmon deputetit gjerman vërtetësinë e identitetit të serbit që sulmoi KFOR-in

31 maj 2023 | 21:16

Deputeti gjerman, Michael Roth, ka komentuar ngjarjet e fundit në veriun e vendit, ku protestues serbë kanë sulmuar dhunshëm forcat e KFOR-it, duke lënë së paku 30 të lënduar.

Ai specifikisht ka komentuar një fotografi që po qarkullon në rrjet, e ku thuhet se një person me shkop në dorë që shihet teksa sulmon ushtarët e KFOR-it është polic i Serbisë.

“Supozoj të jetë rrenë! Nëse jo, është skandaloze”, ka shkruar Roth në Twitter, duke shpërndarë një postim ku jepen detaje për personin në fjalë, raporton Klankosova.tv.

E këtij shkrimi i ka reaguar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili i konfirmon atij se lajmi është i vërtetë.

“I dashur Michael Roth, nuk është i rremë. Në të vërtetë, është një fakt i konfirmuar. Dragani është një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Një foto vlen sa një mijë fjalë”, shkroi Ajeti në Twitter, duke iu përgjigjur deputetit gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e mbrojtësit Ardian Limani me klubin e Dritës, ka…