Ambasadori Francës paralajmëron pasoja për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk e zbatojnë marrëveshjen

31 mars 2023 | 17:09

Qendra Mediale në Çagllavicë ka organizuar të premten diskutimin me temën: “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Pjesëmarrës në këtë organizim janë ambasadori i Francës, Olivier Guerot dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Ambasadori francez, ka thënë se do të këtë pasoja për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk e respektojnë marrëveshjen e 27 shkurtit dhe aneksin e 18 marsit.

“Do të ketë pasoja nëse nuk zbatohen dhe nuk përmbushet dinamika e përcaktuar, prandaj do të përpiqemi t’iu themi se çfarë pasoja. Do të thosha se presim nga qeveria që ta lëshojnë vendimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ky është hapi i parë”.

“Mendoj që kam qenë shumë i qartë. Presim nga Qeveria e Kosovës, siç ceket në Aneks që Kosova të fillojë negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të ofrojë garanci për të siguruar një nivel të vetëqeverisjes të komunave me shumicë serbe të Kosovës në pajtim me marrëveshjet dhe për ne teksti është i qartë që flet për krijim të asociacionit”, ka thënë ambasadori Guerot.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci është shprehur skeptik së marrëveshja…