Ambasadori francez konfirmon mbështetjen në luftën kundër korrupsionit

13 mars 2019 | 16:03

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, të cilin e ka njoftuar për punën që është duke bërë kjo agjenci në ndryshimet legjislative, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të AKK-së në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit.

Havolli ka falënderuar ambasadorin Chabert për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Francës në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të AKK-së në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

Ndërsa ambasadori Chabert, ka konfirmuar mbështetjen e Francës për Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka theksuar se vlerëson shumë punën e përkushtuar të kësaj agjencie.

Si rezultat i kësaj, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë, ai ka thënë së është i gatshëm që përmes një bashkëpunimi konkret ta përkrahë Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në takim është diskutuar edhe në lidhje me dukurinë e shfaqur në lidhje me rastet e emërimeve në bordet e ndryshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlzen Gashi ishte pjesë e Colorado Rapids derisa klubi vendosi…