Ambasadori francez: Respektimi i vlerave të Kushtetutës, çelës për një shtet ligjor efektiv

09 prill 2024 | 13:51

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka uruar Kosovën në Ditën e Kushtetutës.

Ai ka thënë se respektimi i vlerave dhe i dispozitave, njashtu edhe pavarësia e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është çelësi për një shtet ligjore efektiv.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës Kosovë! Respektimi i vlerave dhe dispozitave të Kushtetutës, pavarësisë dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e saj, është çelësi për një shtet ligjor efektiv. Në Kosovë si në çdo shtet tjetër demokratik”, ka shkruar  Guerot në platformën “X” .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka…