Ambasadori gjerman: Do ta mbështesim MKRS-në në realizimin e projekteve kulturore

01 dhjetor 2020 | 11:21

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadës së Gjermanisë, në vendin tonë, raporton “Epoka e re”.

Ministrja Dumoshi ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme, duke e vlerësuar lart ndihmën e pakursyer që ka dhënë Ambasada Gjermane për Kosovën.

Po ashtu, ministrja Dumoshi e ka njoftuar ambasadorin Rohde për politikat dhe planet MKRS-së për zhvillimin e kulturës në vend, mbështetjen e rinisë përmes projekteve të ndryshme si dhe promovimin e diversitetit kulturor.

“Ambasada gjermane në Kosovë dhe Zyra e GIZ-it në kanë qenë dhe mbeten partnerë strategjikë të ministrisë tonë për të shtyrë përpara objektivat të cilat i mbulojnë dikasteret e MKRS-së e që i kontribuojnë Kosovës, në përgjithësi”, ka thënë ministrja Dumoshi.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar pwr gatishmërinë rreth projekteve në fushën e rinisë duke shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur rininë e vendit tonë përmes projekteve të ndryshme. Ai po ashtu tha se do të mbështesë MKRS-në edhe në realizimin e projekteve konkrete në kulturë, trashëgimi si dhe do të ndihmojë avancimin e sportit në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës…