Ambasadori gjerman në Beograd: S’ka afate për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

15 janar 2019 | 10:45

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, ka deklaruar se nuk ekzistojnë afate për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Shpresojmë se dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të rifillojë sa më shpejt dhe të vije deri te përparimi” ka deklaruar Schieb për gazetën “Veçernje Novosti”.

Në pyetjen nëse Berlini do të ushtrojë presion ndaj Prishtinës në mënyrë që ajo të tërheq tarifën ndaj mallrave serbe, Schibi ka thënë se janë në kontakt me autoritetet në Prishtinë, dhe se disa herë e kanë bërë të qartë, edhe përmes ministrit të Jashtëm, se e kundërshtojnë këtë masë duke i bërë thirrje Prishtinës që ta tërheq vendimin.

Diplomati gjerman ka theksuar se qëndrimi i Berlinin, vazhdon të jetë në atë që Prishtina dhe Beogradi duhet ta udhëheqin dialogun i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe se një format i tillë duhet të mbetet edhe më tutje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet arsimore në Kosovë kanë hyrë në ditën e dytë…