
Ambasadori gjerman për bllokadën në Kuvend: Çështjet shtetërore, para politikës partiake
30 prill 2025
| 14:53
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë me dije se ka pasur një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se çështjet shtetërore duhet të vijnë para politikës partiake.
“Në takimin me presidenten Osmani, shpreha shqetësimin tim në rritje për vonesat në finalizimin e seancës konstituive të Parlamentit dhe formimin e një qeverie pas zgjedhjeve. Në peizazhin global që ndryshon me shpejtësi sot, veprimi i shpejtë është i domosdoshëm – çështjet shtetërore duhet të vijnë gjithmonë para politikës partiake”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.