Ambasadori Hovenier, Kurtit: Filloni urgjentisht negociatat për Asociacionin

09 nëntor 2022 | 17:57

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat për qytetarët serbë në veri, që të zgjasë për dhjetë muaj afatin ri regjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.

Kjo, pasi Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe – gjë që u kundërshtua nga shumica e serbëve lokalë dhe nga Beogradi zyrtar.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ky plan të shtyhet për dhjetë muaj, por kjo kërkesë u refuzua.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas Khersoni.…