Ambasadori hungarez viziton komunën e Prizrenit, me Totajn bisedojnë për turizmin

24 nëntor 2023 | 12:43

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuan për shumë tema me interes të dyanshëm.

Gjatë kësaj vizite, e para te një kryetar komune si ambasador, Bozik, shfaqi mbështetjen e tij për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Zhvillimi i biznesit dhe i turizmit mes dy vendeve ishte ndër çështjet kryesore që u biseduan.

Gjithashtu ambasadori Bozsik njoftoi se qeveria hungareze ndan 75 bursa për vitin 2024, për studime bachelor dhe master për studentët kosovarë, me ç’rast shfrytëzoi rastin t’u bëjë thirrje studentëve prizrenas për aplikim dhe vazhdim të studimeve në Hungari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të platformës elektronike “Rahoveci digjital”, në prag të…