Ambasadori i Greqisë në Serbi: Nuk do ta njohim Kosovën

11 gusht 2022 | 14:27

Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën. Kështu ka deklaruar ambasadori grek në Serbi, Giorgos Giakofotakis dhe ka shtuar se nuk ka presion ndaj vendit të tij për ta bërë këtë.

“Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd (3 qershor), ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se ajo nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë diplomati grek për Tanjug.

Greqia, bashkë me Spanjën, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë mbeten pesëshja evropiane që nuk e ka njohur ende Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Shala-Bajgora Uroj që Kina të mos e sulmojë…