Ambasadori i ri amerikan: Është privilegj për të shërbyer në Kosovë

03 dhjetor 15:39

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë të shkëlqyeshme.

Ai në një konferencë për medie së bashku me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se është i privilegjuar që do të shërbejë në Kosovë në cilësinë e ambasadorit të ShBA-së.

“Qeveria jonë është këtu për të mbështetur Kosovën. Mendoj se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe ShBA-së janë të tilla që nuk mund të krahasohen në mes të marrëdhënieve në mes të dy shteteve askund nëpër botë. Mendoj se është një privilegj i veçantë  për të shërbyer pikërisht këtu”, ka thënë Kosnett, duke shtuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të Kosovës dhe ShBA-së, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, i ka ofruar bashkëpunim të plotë ambasadorit të ri amerikan në Kosovë.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa do të mungoj rreth…