Ambasadori i Rusisë në Serbi thotë se çështja e Kosovës do të zgjidhet pas ndryshimit të kushteve gjeopolitike

16 janar 2024 | 11:48

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Boçan-Kharçenko, ka thënë se çështja e Kosovës do zgjidhet sipas tij “në mënyrën e duhur” kur të ndryshojnë kushtet gjeopolitike.

“Në fund të fundit, a mund të besojë dikush se është e mundur një zgjidhje konstruktive për çështjen e Kosovës? A mund të kontribuojë ndërmjetësimi perëndimor në këtë nëse Perëndimi mbështet të ashtuquajturën ushtri të Kosovës dhe Kosovën e pavarur? Armët kanë ardhur dhe do të vijnë më shumë armë”, ka thënë Bocan-Kharchenko për “TV Happy”.

Më tutje, ai ka deklaruar se Rusia nuk do të mbështesë kurrë një zgjidhje të njëanshme të imponuar nga Perëndimi dhe do të mbështesë vetëm atë që Beogradi bie dakord.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Perëndimin dhe se bisedimet për statusin janë të rëndësishme për ta vetëm për qëllimin e pavarësisë.

Ai ka thënë se “situata mund të krahasohet me Ukrainën dhe se kur është fjala për Kosovën, gjithmonë ka pasur një koncept anti-serb, ashtu si në lidhje me Ukrainën – antirus”.

“Kishte vetëm dy opsione, së pari, kompromisi me Serbinë si rezultat i negociatave për statusin, dhe nëse nuk ka kompromis, atëherë pavarësia. Natyrisht, ata zgjodhën pavarësinë”, ka thënë Boçan-Harçenko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka dhënë detaje lidhur me…