Ambasadori i ShBA-së në Kosovë: Mirëpresim zbatimin e marrëveshjes për dokumentet

01 shtator 2022 | 15:47

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, është deklaruar mbi marrëveshjen për dokumentet identifikuese në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hovenieri ka thënë se liria e lëvizjes është thelbësore dhe se mirëpret zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrjes/daljes. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për KS dhe SRB. Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Hovenieri në llogarinë e vet në “Twitter”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në…