Ambasadori i Suedisë në Kosovë: Duam ta shohim Kosovën në BE

24 maj 2024 | 13:16

Kosovën duan ta shohin në Bashkimin Evropian, prandaj investojnë edhe në ruajtjen e mjedisit. Kështu ka thënë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në shënimin e ditës evropiane të parqeve.

Kjo ditë është shënuar në parkun Kombëtar Malet e Sharrit në Prevallë, ku Westerlund, ka thënë se pikërisht në këtë park, vitin e kaluar e kanë inauguruar shtegun e miqësisë.

“Jemi për të festuar ditën evropiane të parqeve. Këtë e bëjmë për tri arsye. Se pari sepse është shumë e dukshme që këtu jemi për të ruajtur ambientin në Kosovës. Sipas raporteve një fëmijë që ka lindur në vitin 2020 do të përjetojnë 2.6 herë më shumë thatësira, 6.8 herë më shumë valë të nxehta në jetën e vetë krahasuar me një fëmijë që ka lindur në vitet e 60-ta. Pra kjo është një dallim shumë i madh vetëm brenda 60 viteve, kjo është arsyeja pse e bëjmë këtë për të ruajtur biodiversitetin dhe mjedisin. Arsyeja e dytë është se duam ta shohim Kosovën në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye ne i financojmë këto bashkëpunime. Dhe kjo do të shtroj rrugën që të jetë kontribut që të kemi Kosovën si anëtare të BE-së në të ardhmen. Se treti ka të drejt secili që të ketë qasje në parqet kombëtare, ky është një prioritet kyç që gjithkush të ketë qasje në natyre”, ka thënë ambasadori suedez, raporton “EO”.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ë, Jeton Raka, ka thënë se Kosova është krenare që ka dy parqe të jashtëzakonshme, si ai i Sharrit dhe i Bjeshkëve të Nemuna.

Në anën tjetër, Afrim Berisha, zëvendëskryeshef i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, ka theksuar se gjatë tri viteve të fundit ka pasur një dinamikë të shtuar të aktiviteteve në funksion të përmirësimit të menaxhimit të parqeve kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lucas Paqueta është akuzuar nga Federata Angleze (FA) se ka…