Ambasadori Kiçmari akreditohet Ambasador jorezident në Republikën e Palau

20 tetor 2023 | 08:52

Sot, më 20 tetor 2023, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Palaut.

Dr. Sabri Kiçmari ka dorëzuar kredencialet e tij te Shkëlqësia e Tij z. Surangel S. Whipps, Jr., Presidenti i Republikës së Palaut. Përmes kësaj konfirmohet detyra zyrtare e Ambasadorit Kiçmari si Ambasador jo rezident në Palau.

Gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të kredencialeve, Ambasadori Kiçmari ka përcjellur mesazhe miqësie dhe bashkëpunimi në emër të Republikës së Kosovës, duke theksuar vlerat e përbashkëta të paqes, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që na bashkojnë, përkundër distancës gjeografike.

Presidenti Whipps Jr. ka pritur me nderim Ambasadorin Kiçmari dhe ka shprehur mbështetjen e Qeverisë dhe Popullit të Republikës së Palaut për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët.

Në ceremoninë solemne të dorëzimit të kredencialeve kanë marrë pjesë personalitete të dalluara, përfshirë Shkëlqësia e Saj znj. J. Uduch Sengebau Senior, Zëvendëspresidentja e Palaut, dhe Zoti Gustav Aitaro, Ministër i Shtetit për Çështje të Jashtme, së bashku me anëtarë të tjerë të nderuar të qeverisë dhe parlamentit të Palaut.

Kjo ngjarje shënon një kapitulli të ri në marrëdhëniet tona diplomatike, që reflekton përkushtimin tonë të përbashkët ndaj bashkëpunimit, mirëkuptimit, demokracisë dhe paqes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ekip studiuesish nga Holanda zbuluan një organ të ri…