Ambasadori Kiçmari ia dorëzoi letrat kredenciale Perandorit të Japonisë

11 mars 2022 | 09:04

Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari i ka dorëzuar letrat kredenciale Lartmadhërisë së Tij Perandorit Naruhito gjatë një ceremonie të mbajtur në Pallatin Perandorak në Tokio.

Ceremonia shënon fillimin zyrtar të misionit të Kiçmarit si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Japoni.

Pasi ambasadori Kiçmari dorëzoi letrat kredenciale Lart-Madhërisë së Tij Perandorit Naruhito, të dy patën një bashkëbisedim shumë miqësor, gjatë të cilit Perandori Naruhito e përgëzoi ambasadorin e Kosovës dhe i uroi mirëseardhje të përzemërt në Japoni.

Ambasadori Dr. Kiçmari i përcolli LMT Perandorit Naruhito përshëndetjet dhe urimet më të mira nga Presidentja e Kosovës për Perandorin Naruhito, Qeverinë dhe popullin e Japonisë.

Ai po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë në mes të dy vendeve.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Ministri i Mjedisit i Japonisë SHT, Tsuyoshi Yamaguchi, ndërsa ambasadori Kiçmari gjatë ceremonisë është shoqëruar nga Arbër Mehmeti, Zëvendësshef i Misionit Diplomatik në Tokio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili nisi pushtimin e Ukrainës…