Ambasadori Kiçmari takon kryeministren e Zelandës së Re

05 shkurt 2018 | 08:47

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Kiçmari ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë një rendësi të veçantë.

“Një bisedë shumë miqësore, e dobishme dhe domethënëse me kryeministren e Zelandës së Re SHS z. Jacinda Ardern. Marrëdhëniet e vendit tonë me Zelandën e Re kanë një rëndësi të veçantë”, ka shkruar ambasadori Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Sabri Kiçmari

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të takohet sot, ku…