Ambasadori Kosnett përshëndet vendimin e Kushtetueses për rastin “Drenica”

15 nëntor 2019 | 17:20

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur i lumtur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka konsideruar si të papranueshme kërkesën për masë të përkohshme në rastin “Drenica”.

“I lumtur pas vendimit unanim të Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë ankesën që prek një çështje të madhe të krimeve të luftës – një shenjë e mirëpritur e institucioneve të pjekura gjyqësore dhe rezistuese ndaj kërcënimeve politike”, ka shkruar Kosnetti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj, kishin bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese ndaj aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili sipas tyre, u ka shkelur të drejtat për barazi para ligjit dhe e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bibliotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është prezantuar kimonoja që…