Ambasadori Kosnett: Qytetarët e Kosovës mos të heqin dorë nga lufta për demokraci

25 prill 2019 | 11:22

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Philip S.Kosnett, duke folur për avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, ka theksuar se përderisa Kosova po hynë në dhjetëvjeçarin e dytë të pavarësisë, po e mahnitë botën sa i përket transparencës së prokurimit publik.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se ka edhe shumë punë për të zbatuar ligjet në fuqi nga zyrtarë publikë.

Ndërsa për mosllogaridhënie dhe mos zbatim të ligjit nga zyrtarët publikë, Kosnett ka bërë përgjegjës edhe qytetarët e Kosovës, sepse siç ka thënë ai çdo qytetar ose individ luan rol në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori amerikan ka kërkuar nga qytetarët që të reagojnë edhe me anë të protestave paqësore.

“Flas si mik i Kosovës, një oligarki mund të përfitojë vetëm kur njerëzit heqin dorë. Njerëzit në Kosovë kanë luftuar për një demokraci. Andaj, qytetarët mos të heqin dorë, por të reagojnë me ngritje të zërit dhe demonstrata paqësore ndaj zyrtarëve të pasuruar”, ka thënë Kosnetti në forumin e organizuar nga Lëvizja “Fol”

Më tutje, ai ka veçuar çështjen e moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nga autoritetet komunale.

Ambasadori Kosnetti ka folur edhe për numrin e madh dhe të shtuar të veteranëve të UÇK-së dhe emërimet e njerëzve në pozita kyçe, që nuk janë të kualifikuar dhe jo në mënyrë të meritokracisë./Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores së Juventusit me Fiorentinën, Cristiano Ronaldo ka marrë…