Ambasadori Kosnett shpreson që filmbërësit nga Kosova të arrijnë në Hollywood

24 shkurt 2019 | 12:37

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë në prag të ndarjes së çmimeve prestigjioze të kinematografisë, Oscars, që do të mbahet të dielën, se filmat dhe aktorët e regjisorët ndërkombëtarë ndër vite kanë arritur të futen në Hollywood.

Ai në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shtruar pyetjen se kush nga filmbërësit dhe aktorët kosovarë do t’i afrohet së shpejti Hollywood-it?

“Në pritje të Oscars2019. Regjisorët dhe aktorët ndërkombëtarë kanë arritur sukses në Hollyëood me gjenerata. Kush nga regjisorët dhe aktorët kosovarë do të korrë sukses në Shtetet e Bashkuara?”, ka shkruar Kosnett.

Të dielën do të mbahet edicioni i 91-të i ndarjes së çmimeve Oscars në 24 kategori.

Kosova ishte përfaqësuar në vitin 2016 në Oscars, me filmin “Shok” të regjisorit Jamie Donoughue, që fliste për luftën në Kosovë. Ky film ishte i nominuar në kategorinë e filmave më të mirë të shkurtër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka planifikuar takimin…