Ambasadori Minxhozi uron Kurtin, i dërgon një shishe verë

24 mars 2021 | 16:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe këshilltarin e tij, Artur Bushati.

Ambasadori Minxhozi e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Ai i dorëzoi kryeministrit Kurti letrën e urimit të kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.

“Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fenerbahçe dhe Lazio raportohet se janë në bisedime për rikthimin…