Ambasadori Pllana ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Austrisë

25 shkurt 2020 | 15:01

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Republikës Federale të Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Gjatë audiencës së rastit, presidenti austriak i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Pllana duke ritheksuar mbështetjen e pa rezervë të Austrisë për Kosovën në rrugëtimin e mëtejshëm të saj në familjen evropiane, si dhe duke shprehur interesim për zhvillimet në Kosovë.

Ambasadori Pllana ia ka përcjellë presidentit Van der Bellen përshëndetjet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të popullit të Kosovës.

Ai ka falënderuar presidentin e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij dhënë Kosovës dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy shteteve.

Pas prezantimit të letrave kredenciale, ambasadori Lulzim Pllana, ka parakaluar pranë Gardës së Nderit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Prof. Dr. Myqerem Tafaj Republika e Kosovës festoi javën…