Ambasadori Zemaj takon ambasadoren e ShBA-së në NATO

24 maj 2022 | 17:11

Ambasadori i Kosovës për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka takuar ambasadoren e ShBA-së në këtë organizatë, Julianne Smith.

Zemaj ka thënë se ka falënderuar ambasadoren Smith për përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-së për rrugën euro-atlantike të Kosovës.

“Diskutim i shkëlqyer dhe takim i shkëlqyer në Misionin e SHBA-së në NATO me ambasadoren e ShBA-së në NATO, Julianne Smith. Gjithmonë mirënjohës ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme të rrugës euro-atlantike të Kosovës dhe për angazhimin tonë të përbashkët të fortë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Zemaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas qëndrimit në ShBA, ka…