Vizita në alpet zvicerane, Kurti shoqërohet nga bashkëshortja

24 maj 2022 | 17:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas qëndrimit në ShBA, ka udhëtuar për në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik që po zhvillohet në qytetin Davos, në alpet zvicerane. Kurti është duke u shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.

Shefi i qeverisë ka postuar disa fotografi nga “Shtëpia e Krimeve të Luftës” në Davos ku është shpërfaqur krimet e Rusisë në Ukrainë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita.

“Shtëpia e Krimeve Ruse të Luftës në Davos është një monument i gjallë se sa shpejt ndryshojnë gjërat: Nga një shesh lojërash diplomatësh/oligarkësh rusë në një ekspozitë me humbje të mëdha, pikëllim dhe dhimbje që Ukraina i duron. Është mirë të shohësh botën të bashkuar kundër regjimit gjenocidial të Rusisë” ,ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dhënat e fundit të kompletuara për shkallën e punësimit…