Ambasadori zviceran: Lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme

13 nëntor 2019 | 14:12

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka thënë se lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme.

Këto komente ai i ka bërë derisa ishte duke folur për dialogun Kosovë-Serbi në Festivalin Multikulturor të organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Më në fund në praninë tuaj Kurti, unë nuk mund të përmbahem pa e trajtuar çështjen e dialogut me Serbinë. Historia ka dhënë prova të mëdha se nxitimi për një marrëveshje ose lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme. Unë e kuptoj që diskutimet brenda koalicionit tuaj do ta pranojnë këtë realitet dhe do të doja t’iu komplimentoja për këtë”.

“Për të adresuar nevojat e përditshme të të gjithë qytetarëve nga të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës, është thelbësore të demonstroni një gatishmëri dhe veprim të fortë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë ambasadori i Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për…