Ambasadorja Çitaku e cilëson historik takimin e Thaçit me kryeministrin rus

09 korrik 2018 | 21:21

Pas takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, në Ankara të Turqisë, ku kishin marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e ka vlerësuar bashkëbisedimin e tyre duke e quajtur takim historik.

“Tani ky po që është lajm. Për herë të parë Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Rusisë, nën të njëjtën çati duke bashkëbiseduar në Ankara”, ka shkruar ajo në profilin e vet në “Twitter”

Në ceremoninë e betimit të presidentit turk, ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkaq, presidenti Thaçi ka thënë se e ka informuar Medvedevin për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon dhe kërkoi që të vendosin një komunikim fillestar midis dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që të planifikoni punën tuaj të ardhshme do të thotë…