Ambasadorja Çitaku i përgjigjet Vuçiqit: ‘Ok, bye’

26 janar 2018 | 00:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, ka folur të enjten për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Vuçiqi ka thënë se nëse ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet vetëm që Serbia të detyrohet ta njohë Kosovën, ai s’është i interesuar për vazhdim të dialogut.

“Nëse thoni, ‘Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe kaq’, atëherë faleminderit dhe mirupafshim”, ka thënë Vuçiq.

Pas deklaratave të Vuçiqit ka reaguar ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
“Ok, bye” (Ani, mirupafshim), ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Twitter”, duke komentuar fjalët e Vuçiqit në Davos.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona kanë humbur jetën si rezultat i rrëzimit të…