Ambasadorja e SHBA-së në OKB: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë drejt paqes, nuk ka alternativë tjetër

08 nëntor 2022 | 23:56

Një marrëveshje që e pranojnë të dyja palët është ajo që i nevojitet Kosovës dhe Serbisë. Është ky mendimi i ambasadores së SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila u shpreh gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ajo ka theksuar se të dyja palët duhet të vazhdojnë drejt paqes sepse nuk ka alternativë tjetër.

“Për vite me radhë ne kemi mbështetur ecjen përpara dhe vendosjen e stabilitetit në këtë rajon dhe do të vazhdojmë të punojmë drejt stabilitetit. E patëm këtë diskutim sot me qeverinë shqiptare se si mund të komunikojmë më mirë për këto çështje dhe se çfarë veprimesh shtesë mund të ndërmarrim për t’u siguruar që stabiliteti të vendoset dhe që vendi të mos përfundojë në konflikt përsëri”.

“Mendoj se një marrëveshje midis të dy palëve është një marrëveshje që e pranojnë të dyja palët. Ajo nevojitet. Është ende problem pas 23 vjetësh. Por nuk kemi hequr dorë dhe as ata nuk duhet të heqin dorë. Duhet të vazhdojnë drejt paqes sepse nuk ka alternativë. Nuk mendoj se ndonjë prej nesh do që t’i shohë të kthehen tek konflikti përsëri”, ka theksuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LB-së, Valon Murati, ka theksuar se me deklarimet…