Amerika e sanksionon shefin e BIA-s, Aleksandër Vulinin

11 korrik 2023 | 16:51

Drejtori i BIA-s serbe, Aleksandër Vulin është futur në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit.

Vulin kishte qenë më herët ministër i mbrojtjes në qeverinë e Serbisë, ndërkohë që kishte nxitur shumë reagime për shkak të fjalorit dhe politikave agresive e destruktive.

Sipas njoftimit të publikuar të martën nga Departmenti i Thesarit, arsyeja është se Vullin është angazhuar në marrëveshje korruptive që “shtynin përpara agjendat e veta politike apo interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.”

Më tutje, Vullin akuzohet se përmes këtyre veirpimeve kishte lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në Serbi dhe në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar…