Amerikanët fillojnë bisedat për implementimin e ‘Mini-Schengenit’

01 tetor 2020 | 10:49

Pas marrëveshjes së nënshkruar për krijimin e grupit të përbashkët punues në mes të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, është mbajtur takimi i parë virtual ku është diskutuar për normalizimin ekonomik.

Në njoftimin e lëshuar për medie nga Odat Ekonomike kanë deklaruar se në këtë takim virtual është diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit dhe përpjekjet e përbashkëta për të përkrahur zbatimin e aspekteve ekonomike të marrëveshjes së nënshkruar.

“Të dyja Odat Amerikane do të punojnë së bashku për të konsultuar anëtarësitë për të identifikuar barrierat e pazgjidhura në tregti dhe për të ofruar rekomandimet konkrete për zgjidhjen e tyre, si dhe për të sugjeruar masat për operacionalizimin e rajonit ‘mini-schengen’. Po ashtu, të dyja odat amerikane janë dakorduar të promovojnë bashkërisht para kompanive amerikane mundësitë e investimeve në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, është thënë në njoftim.

Gjithashtu, është thënë se odat amerikane do të punojnë së bashku për organizimin e forumeve investive dhe ngritjen e vetëdijes së komunitetit të biznesit lidhur me mundësitë e financimit nga Korporata Ndërkombëtare Zhvillimore Financiare e Shteteve të Bashkuara (DFC), banka EXIM dhe agjencitë e tjera të ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksioni i Karaçevës për mbylljen e kazinove është duke vazhduar…