Amerikanët këshillohen të mos udhëtojnë në Bosnjë

18 janar 2018 | 20:30

Autoritetet amerikane në faqen në internet ua kanë tërhequr vërejtjen qytetarëve amerikanë që mos të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, ngase ekziston rreziku nga sulmet terroriste, por edhe nga numri i madh i minave.

Në faqen e Departamentit të Shtetit amerikan u përmenden edhe lokacionet të rrezikut të lartë.Amerikanët u këshilluan që t’u shmangen ndërtesave të autoriteteve lokale, si dhe vendet ku grumbullohet një numër më i madh i njerëzve, shkruan rtv21.tv.

“Grupet terroriste po vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Terroristët mund të sulmojnë, duke vënë në cak lokacionet turistike, nyjat e transportit, qendrat tregtare, ambientet e administratave lokale, hotelet, klubet, restorantet, objektet fetare, parqet, ngjarjet sportive apo kulturore, aeroportet dhe hapësirat tjera publike”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit amerikan.Për ata qytetarë amerikanë, të cilët megjithatë vendosin të vizitojnë Bosnjën, autoritetet amerikane kanë hartuar një listë me këshilla, duke kërkuar nga qytetarët që gjithmonë të kenë të hartuar një plan, në rast se përballen me situata të paparashikueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mendoj se duhet të jemi të sinqertë me ju, nuk…