Amnesty International kritikon Iranin për arrestimet masive

24 janar 2019 | 17:42

Mbi 7 000 persona janë arrestuar në Iran në vitin 2018, tha organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Kjo organizatë e ka cilësuar 2018-ën si “vit të turpit” në Iran.

Në raportin e publikuar të enjten, Amnesty ka theksuar se në mesin e të arrestuarve ka protestues, studentë, gazetarë, aktivistë të mjedisit, punëtorë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut.

“Rreth 50 nga të arrestuarit kanë qenë punonjës në media”, është thënë në raport.

“2018-ta do të futet në histori si vit i turpit për Iranin”, ka thënë Philip Luther, hulumtues për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut pranë organizatës Amnesty International.

“Autoritetet e Iranit kanë bërë përpjekje të shuajnë çdo shenjë mospajtimi duke rritur goditjen e tyre ndaj së drejtës për liri të shprehjes”, ka thënë ai.

Të mërkurën, një gjykatë në Iran e ka dënuar gazetarin Yashar Soltani me pesë vjet burgim.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “IRNA”, Soltani është gjetur fajtor për raportim të rremë.

Në vitet e fundit, ai vazhdimisht ka hetuar korrupsionin në sektorin publik të Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur…