Amsterdami mund të mbyllë zonën e famshme të “Red Light District”

04 korrik 2019 | 17:28

Amsterdami propozon ndryshime “thelbësore” në zonën e famshme të “Red Light District”, për të siguruar të drejtat e punonjësve të seksit, parandalimin e krimit dhe reduktimin e shqetësimeve për banorët dhe bizneset vendase.

Kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema, do të diskutojë me individët që zotërojnë këto aktivitete dhe banorët për të ardhmen e lagjes.

Propozimet shkojnë nga mbyllja e perdeve të dritareve, kështu që nuk do të ketë shfaqje publike, deri në transferimin e aktiviteteve diku tjetër në qytet, shkruan “scantv”.

‘Red Light District’ ka ekzistuar për shekuj pranë rrugës ujore kryesore të qytetit. Në vitet e fundit, qeveria vendore ka kërkuar të zvogëlojë numrin e dritareve dhe të pastrojë zonën, por me sukses të kufizuar.

Në shumicën e mbrëmjeve, grupe të mëdha turistësh enden nëpër këtë zonë, e cila gjithashtu është shtëpia e shfaqjeve dhe kafeneve që shesin marihuanë.

Bashkia e Amsterdamit thotë se reformat e propozuara ndjekin ndryshimet në industrinë e seksit në vitet e fundit dhe në rritjen e numrit të turistëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjaftuan dy sezone të mira me Cosenzan në Serinë C…