Analisti serb: Ndalimi i dinarit në Kosovë ‘simptomë para themelimit të Asociacionit’

21 janar 2024 | 14:32

Vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (të bazuar në Nenin 11 të Kushtetutës së Kosovës) për të ndaluar transaksionet dhe pagesat në valutën serbe (dinar), Dragisha Mijaqiq nga Instituti serb për Zhvillim Ekonomik Territorial e sheh si një “përpjekje për të krijuar realiteti të ri në terren” në kuptimin e funksionimit të institucioneve paralele serbe në Kosovë “para formimit” të Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe “në mënyrë që financimi nga Serbia në Kosovë të bëhet transparent”; siç edhe thuhet në draft-Statutin e Asociacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian.

Mijaqiq, siç e ka cituar “KoSSeV”, ka ndarë të dhënat e përfituesve serbë të Kosovës nga buxheti i Serbisë, që, sipas tij, “janë 87 mijë në total…që marrin paga, pensione, përfitime të mirëqenies sociale dhe ekonomitë shtëpiake bujqësore”.

“Rreth 40.000 (est.+/-5%) paga dhe 32.000 pensione janë paguar në dinarë nga Republika e Serbisë në Kosovë. Për më tepër: >10000 përfitues të mirëqenies sociale dhe >5000 familje bujqësore. Në total, 87000 përfitues nga Kosova janë të varur nga buxheti i Serbisë”, ka thënë ai.

Siç ka shpjeguar ai, fondet e lartpërmendura transferohen nga e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovë” buxheti i së cilës, vetëm në vitin 2024, është rreth 104 milionë euro; duke shtuar se “këto janë transfere të rregullta”.

“Investimet kapitale paraqesin mjete shtesë”, thotë ai, duke përmendur deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga viti 2022, në të cilën thotë se “projektet zhvillimore dhe investimet kapitale të financuara nga Serbia në zonat me shumicë serbe në Kosovë arrijnë në 800 milionë euro”, ka thënë ai.

Sipas tij, është “veçanërisht simptomatike” që kjo rregullore e BQK-së po miratohet derisa me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçakut, Vuçiq dhe Kurti janë duke negociuar dispozitat për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e cila duhet të ofrojë kornizë ligjore për funksionimin. të institucioneve arsimore dhe shëndetësore me sistem të Serbisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e diel) është mbajtur një akademi përkujtimore me rastin…