Ancelotti: Besojmë te përmbysja 

12 prill 2019 | 14:47

Napoli humbi 2-0 në “Emirates Stadium” përballë Arsenalit, duke qenë tashmë thuajse me një këmbë jashtë Ligës së Evropës, trofe të cilin shpreson ta fitojë për të shpëtuar sezonin.

Megjithatë Carlo Ancelotti mbetet optimist se skuadra e tij mund të përmbysë humbjen në “San Paolo” dhe të kualifikohet për në gjysmëfinale.

“E nisëm pak keq ndeshjen dhe morëm dy gola, që na i vështirësuan punën, por më pas arritëm të futemi në lojë dhe të krijojmë mundësi të mira shënimi. Pikërisht ato raste që krijuam, na dhanë bindjen që Arsenali nuk është i padepërtueshëm, ndaj shpresoj që të kthejmë gjithçka në favorin tonë, në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Ancelotti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, në ambientin e sallës Ovale në Shtëpinë e…