Ancelotti: Jemi të uritur, duam të fitojmë finalen e Superkupës

14 janar 2023 | 17:34

Superkupa e Spanjës do të sjellë një përballje spektakolare mes Real Madrid dhe Barcelona.

Përpara kësaj sfide ka dalë në konferencë tekniku i Real Madridit, Carlo Ancelotti. Strategu italian ka siguruar tifozët se ekipit të tij nuk i mungon uria.

“Çdo trofe është i rëndësishëm për ne. Ne luftojmë çdo ditë për të fituar ndeshje dhe finale. Djemtë janë të motivuar dhe të qetë përpara kësaj sfide. Lojtarët e mi janë mësuar me këtë lloj presioni dhe ne kemi besim. Këta djem kanë fituar që nga viti 2013 dhe nuk e kanë humbur asnjëherë oreksin.

Në këtë klub ju nuk mund të kënaqeni kurrë me atë që keni fituar. Uria jonë për suksese dhe trofe nuk do të largohet kurrë. Ne duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe të arrijmë në fund të këtij sezoni në një pozicion të mirë”, tha Carlo Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndeshje tipike të një derbi anglez kemi parë në…