Ancelotti jep lajmin e madh për Viniciusin dhe Hazardin

26 maj 2023 | 14:40

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Sevillas:

“Duam ta mbyllim mirë sezonin, do të kemi një ndeshje të vështirë pa Benzemanë, Vinicius Junior dhe Asension”, ka thënë ai.

Çfarë mendoni për mundësinë që La Liga të humbasë VAR-in?

Teknologjia është e rëndësishme, me VAR-in shumë gjëra janë përmirësuar dhe rritja e teknologjisë do të ishte pozitive…

Çfarë nuk shkon me Vinicius?

Ai nuk udhëton me ne, sepse nuk mund të luajë. Gjuri i tij vazhdon ta shqetësojë dhe ai nuk mund të luajë, pikë.

Nacho duket i pasigurt për të qëndruar…

E ardhmja është në duart e tij, ne tashmë e dimë se si dhe sa mund të kontribuojë, ai ka dhënë dhe ende mund të japë shumë. Klubi po diskuton për rinovimin e kontratës së tij, ai po mendon për zgjidhjen më të mirë. Sezoni do të përfundojë në një javë dhe gjithçka do të bëhet më e qartë”.

A do të merrni një sulmues të stilit Joselu?

Ne po punojmë për të përmirësuar skuadrën, por diskutimi për emra të përveçëm nuk më duket i drejtë. Më pëlqen Joselu, si sulmuesit e tjerë: Aspas, Morata… Dhe po flas vetëm për spanjollët.

A do të luajë Hazard? A do të largohet në verë?

Ju më befasoni, nuk keni durim të prisni. Unë kurrë nuk e kam dhënë formacionin një ditë para ndeshjes. Hazard ka një kontratë, kjo nënkupton që do të qëndrojë. Nëse ai nuk është i lumtur, le t’i kërkojë klubit transferimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së…