Shefi i stafit të Osmanit: Strukturat kriminale në veri kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës

26 maj 2023 | 14:38

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës.

Vela ka thënë se Serbia mban përgjegjësi të plotë për gjendjen që është krijuar në veri të vendit.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren”, ka shkruar Vela në “Twitter”.

Ai ka thënë se “protestuesit paqësor” përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit.

“Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili sonte pritet të…