Ancelotti: Ndeshje e vështirë, por japim më të mirën tonë

17 prill 2024 | 11:12

Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se ndeshja kthyese e çerekfinales në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt është e vështirë, po ka premtuar se “mbretërit” do të japin më të mirën e tyre për të arritur objektivin, raporton “Epoka e re”.

“Ndeshja e fundit ishte e ekuilibruar, por sot mund të ndodhë gjithçka. Besojmë se kemi cilësitë e duhura për t’i krijuar probleme Manchester Cityt. Është një ndeshje e hapur që duhet luajtur në front të hapur. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij takimi, por jemi të bindur që do të japim më të mirë tonë”, u shpreh ndër të tjera Ancelotti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fahri Fazliu i ri është liruar pas arrestimit dhe mbajtjes…