Ancelotti: Nuk ishim 100% të motivuar

09 prill 2023 | 16:32

Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp në fund të ndeshjes së humbur nga “Los Blancos” ndaj Villarealit me rezultatin 2-3.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ishte e vështirë për të rikuperuar topin, ata e menaxhuan mirë. Ne patëm raste dhe arritëm, të bënim rezultatin në favorin tonë, 2-1. Mund të kishim ngadalësuar lojën më pas, por kjo nuk ndodhi”.

“E vërteta është se e kemi pasur të vështirë të jemi 100% të motivuar, është krejt normale. Mendja vetëm te Champions League? Po, por nëse nuk je 100% duhet të jesh më i mirë në fushë. Ne nuk ishim të organizuar, ndërsa ata e qarkulluan mirë topin dhe ne e kishim të vështirë të rikuperonim. Nuk i shfrytëzuam rastet për të dërguar rezultatin në 3-1, si ndër ndeshjet e fundit. E mërkura do të jetë një histori tjetër”, ishin fjalët e trajnerit të Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 24 vjetorin e…