
Ancelotti para ndeshjes me Barcelonën: Mund të fitojmë gjithçka këtë sezon
01 mars 2023
| 15:49
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur se skuadra e tij është ende në garë në të gjitha frontet, ani pse Barcelona është ende larg në ligë. Strategu italian është optimist se skuadra e tij mund të fitojë të gjithë trofetë.
“Deri më tani kemi dy pikë më pak në ligë se vitin e kaluar, por nuk kishim arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe kishim humbur ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve. Jemi aty ku e meritojmë dhe tani vjen pjesa më e bukur, momenti më i rëndësishëm i sezonit. Mendoj se mund të fitojmë ende, por unë nuk jam magjistar”, ka thënë Ancelotti.