Ancelotti para ndeshjes me Cityn: Jemi ndryshe nga viti i kaluar

09 prill 2024 | 10:37

Trajneri Carlo Ancelotti ka folur para takimit që ekipi i tij Real Madrid do të zhvillojë sot (e martë) ndaj Manchester City për fazën 1/8 të Champions League në “Santiago Bernabeu”.

Në konferencën me gazetarët italiani foli edhe për kundërshtarin e tij, Pep Guardiola.

“Ai di si ta menaxhojë situatën e mbrojtjes së tij, ai i vendos qendër mbrojtësit të luajnë si mbrojtësit e krahut. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Nuk e kam zbuluar formacionin me lojtarët ende, kam vetëm një dyshim. Nesër do të informoj ekipin”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një muaji pushim, sonte rikthehen ethet e Ligës së…