Andrin Kabashi boton veprën e dytë dramaturgjike

21 shkurt 2018 | 15:54

“Engjëlli i vdekjes” është vepra e dytë dramaturgjike me radhë e poetit të ri, Andrin Kabashit.

Kjo vepër është një dramë moderne me vetëm katër aktorë: tre meshkuj e një femër. Normal se një luftë nuk do të tingëllonte mirë për askënd, por Andrini është munduar që Luftën e Dytë Botërore ta shndërroj në një dramë me 11 skena.

Në këtë vepër, eksperimentet e personazhit doktor Mengeles ia zgjuan autorit kureshtjen mbi mutacionet gjenetike edhe pse ai ishte një ‘demon’ për viktimat e tij. Kështu që, papritmas i lindi ideja Andrinit për ta shndërruar këtë shkencëtar ‘të çmendur’ në një qëllim për të shkruar këtë dramë.

“Dr. Mengele ishte i pari të cilit i erdhi ideja, të krijonte për herë të parë një klon. Synimet e tij ishin që të klononte liderin gjerman të asaj kohe, Adolf Hitlerin, ku pastaj, sipas pretendimeve të tyre, nazistët do bëheshin të pamposhtur dhe do ta sundonin botën, Hitleri do të rronte për jetë dhe nuk do të mund të kishte më ideologji të tjera që do kundërshtonin nazizmin. Ashtu siç kanë menduar e mendojnë diktatorët gjatë gjithë historisë njerëzore. Dhe ashtu si poeti i Mesjetës së vonë dhe Renesancës së hershme, Dante Aligeri citon ‘Rruga për në Parajsë fillon nga Ferri’ është munduar që secili personazh të sillet rreth e qark rrethit të tij të ferrit, qoftë ai në rrethin e parë apo të shtatin, duke bërë që secili ndër ta, të shpreh vetveten e tij qoftë me anë të zënkave, që janë të shpeshta mes tyre apo edhe qoftë me anë të së kaluarës së hidhur, ku secili ndër ta tregon vuajtjet e tij në rrethin e tij të ferrit. Për ta pothuajse çdo ditë e jetës së tyre ish ferr”, shkruan autori në parathënien e librit.

Këtë dramë autori ia dedikon babait Shyqeriut, nënës Nexhmijes, motrës Abetares, vëllait Atdheut dhe dhjetëvjetorit të Pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Andrini edhe pse në moshë te re ka botuar edhe veprën dramaturgjike “Hakmarrja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Greg Delawie,…