Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane takohen me nënkryetarin e Kuvendit të Kroacisë

29 mars 2023 | 21:23

Një delegacion i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci. Kështu ka bërë të ditur përmes “Facebook-ut”, Elmi Reçica, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i këtij Komisioni.

“Në cilësinë e anëtarit të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, bashkë me kolegët deputetë të këtij komisioni, po qëndrojmë për vizitë zyrtare në Kroaci, ku u pritëm nga nënkryetari i Kuvendit të Kroacisë z. Davorko Vidoviç”, ka shkruar ndër tjera Reçica.

Njoftimi i plotë i tij:

Në cilësinë e anëtarit të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, bashkë me kolegët deputetë të këtij komisioni, po qëndrojmë për vizitë zyrtare në Kroaci, ku u pritëm nga nënkryetari i Kuvendit të Kroacisë z. Davorko Vidoviç.

Po ashtu zhvilluam një takim me Komisionin për Çështje Evropiane të Kuvendit të Kroacisë, ku kërkuam mbështetje për rrugëtimin e Kosovës në proceset integruese evropiane, me theks të veçantë, në marrjen e statusit të vendit kandidat pas aplikimit të Kosovës në fund të vitit të kaluar, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe mbështetjen lidhur me lobimin për njohje nga pesë vendet e BE-së.

Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komisioneve, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy Komisioneve, në fushën e integrimit evropian, si dhe në krijimin e mundësive të mbështetjes reciproke. Në emër të Komisioneve për Integrime Evropiane të të dyja vendeve, memorandumin e nënshkruan dy Kryetarët e Komisioneve, znj. Rrezarta Krasniqi, nga Kosova dhe z. Domagoj Hajdukoviç, nga Kroacia.

Në këto takime e pranishme ishte edhe deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.

Gjithashtu zhvilluam një takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kroacisë, me znj. Zdravka Bushiç, znj. Marijana Baliç, z. Stephen Nikola Bartulica, z. Davor Ivo Stier.

Ndërsa në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropë, u pritëm nga znj. Andreja Metelko-Zgombiç, Sekretare e Shtetit për Çështje Evropiane së bashku me stafin e saj, me të cilët bashkëbiseduam lidhur me mbështetjen e Qeverisë së Kroacisë për Kosovën dhe afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare në përgjithësi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen e Ohrit, dhe…