Anëtarët e VV-së dhe LDK-së kërkuan mëditje, PDK kundërshtoi

19 shkurt 2020 | 18:41

Përmes një postimi në Facebook, përfaqësuesi i PDK’së në KQZ, Arianit Elshani e ka quajtur vendimin e sotshëm të Qeverisë për anulim për paga dhe mëditje të KQZ’së si cirk.

11 ditë më parë sipas tij PDK ka votuar kundër pagave dhe mëditjeve, ndërsa VV dhe LDK kanë votuar në favor, me qëllim që sot të anulohen për SHOW për qytetarin, ka thënë Elshani.

Më poshtë keni statusin e tij të plotë:

“Sot u zhvillua një cirk i veçantë në mbledhjen e qeverisë, ka 11 ditë që kam kundërshtuar kërkesën për shtesat ndaj përfaqësuesëve në KQZ. Kërkesa me shtesa u procedua në Qeveri me mbështetjen e përfaqësuesëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK, sot po kjo kërkesë u refuzua nga vetë ky koalicion qeverisës me të vetmin qëllim, për një SHOW për qytetarin. Kjo kërkesë nuk do vinte asnjëherë në mbledhje të qeverisë nëse VV dhe LDK do ta ndalnin aty ku duhej. Sidoqoftë mbështesë vendimet që ruajnë paranë publike nga zhvatjet e buxhetit por ruajnë efikasitetin dhe produktivitetin e institucioneve.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi-ekzekutiv i Manchester Cityt, Ferran Soriano ka thënë se akuzat…