Anëtari i Kryesisë së Nismës kërkon shkarkimin e ministres Gërvalla

10 qershor 2021 | 11:48

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ai ka thënë se me veprimet e fundit Gërvalla është duke e dëmtuar UÇK-në

“Dy ditë para festimit të Ditës së çlirimit të Kosovës – 12 qershorit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz merr edhe një vendim të turpshëm duke dëmtuar UÇK-në. Ua ndalon familjarëve që të dërgojnë pako me gjëra esenciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë. Urgjentisht duhet të shkarkohet Gërvalla-Shwarz. A ka ky vend kryeministër?”, ka shkuar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Skandaloze: Gërvalla ua ndalon familjarëve që të dërgojnë pako me gjëra esenciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numërimi mbrapsht po përfundon për kampionatin Evropian. E veçanta e…