Anëtari i kryesisë së Nismës reagon se si Kurti e Osmani shfrytëzuan Kuvendin për të nënshkruar marrëveshjen

14 janar 2021 | 14:17

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj marrëveshjes që lidhën sot Albin Kurti dhe Vjosa Osmani për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se sot Kurti e Osmani treguan papjekurinë e tyre si gjithmonë, duke shfrytëzuar institucionin e shtetit, Kuvendin, për ta nënshkruar marrëveshjen partiake.

Ai ka thënë se marrëveshjet mes partive politike nuk duhet të bëhen në institucione të vendit.

“Marrëveshjet mes partive politike nuk duhet të bëhen në institucione të vendit. Marrëveshjet partiake bëhen në zyra të partive politike. Sot Albini dhe Vjosa treguan papjekurinë e tyre si gjithmonë. Nuk dinë ta dallojnë institucionin e shtetit nga ai partiak”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për 5.0 për qind më…