Angelina Jolie do të adoptojë edhe një fëmijë

05 gusht 2018 | 22:57

Aktorja e njohur Angelina Jolie raportohet se do të bëhet së shpejti nënë e 7 fëmijëve.

Ylli i Hollywood thuhet se dëshiron të adoptojë edhe një fëmijë tjetër.

Akoma pa arritur një marrëveshje me ish-bashkëshortin mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre, Angelina po kërkon të zgjerojë familjen.

Ajo tashmë është nënë e 6 fëmijëve: Maddox, 16, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, Vivienne, 10 dhe Knox, 10.

Raportohet se aktorja planifikon të adoptojë fëmijën tjetër pasi të mbarojë xhirimet e filmit Maleficent 2.

Jolie adoptoi Maddoxin nga një jetimore në Kamboxhia në vitin 2004.

Zahara erdhi nga Etiopia në vitin 2005 dhe Pax iu bashkua familjes në vitin 2007 nga një jetimore në Ho Chi Minh City, Vietnam.

Edhe fëmija tjetër thuhet se do të ketë një prejardhje jo amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është kërkesë…